Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së

Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së

Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së

Kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën, është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian (EU Enlargement Forum 2026), që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisionares për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas programit të publikuar nga Komisioni Evropian, edicioni i dytë i këtij forumi mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel.

Sponsor 3M Express

Në të janë paraparë të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë politik nga vendet anëtare të BE-së dhe ato që synojnë anëtarësimin, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sipërmarrës, artistë, të rinj dhe ekspertë të politikave.

Megjithatë, sipas informacioneve të paraqitura, Kosova nuk ka pasur përfaqësues në këtë aktivitet, ndërsa një ditë para ngjarjes kryesore, në kuadër të mbrëmjes hapëse dhe koncertit, është interpretuar kënga “Oj Kosovo, Kosovo”.

Ky veprim është skandaloz, pasi në një aktivitet të dedikuar zgjerimit evropian dhe afrimit të vendeve të rajonit me BE-në, Kosova nuk është përfaqësuar, ndërsa në skenë është interpretuar një këngë që në traditën nacionaliste serbe e paraqet Kosovën si pjesë të identitetit dhe pretendimeve historike të Serbisë.

Në programin zyrtar të publikuar për këtë aktivitet, mbrëmja e 15 nëntorit parashihet të përfshijë interpretimin e orkestrës së të rinjve të Ballkanit Perëndimor (Western Balkan Youth Orchestra), së bashku me grupin muzikor slloven “Kapobanda”.

E pikërisht bendi slloven “Kapobanda”, e ka interpretuar këngën serbe, “Oj Kosovo Kosovo”.

Ndërkaq, në programin e ditës kryesore, më 16 nëntor, janë paraparë fjalimet e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, dhe komisionares Marta Kos.

Por ajo që e bën këtë ngjarje veçanërisht të ndjeshme për Kosovën është përmbajtja e këngës së interpretuar.

“Sa Kosova zora sviće”, vargu me të cilin nis kënga, në shqip përkthehet “Nga Kosova zbardh agimi”.

Kënga njihet më shumë përmes refrenit “Oj Kosovo, Kosovo” dhe është një prej këngëve patriotike serbe që lidhet drejtpërdrejt me narrativën historike dhe nacionaliste të Serbisë për Kosovën.

Ajo është shkruar në vitin 1989 nga kompozitori dhe këngëtari serb Ljubomir Ljuba Manasijeviq, në kohën e shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës të vitit 1389.

Kënga u regjistrua në vitin 1990, ndërsa më vonë u bë veçanërisht e njohur në diskursin nacionalist serb për Kosovën.

Në tekstin e saj përmenden Graçanica, Vidovdani, princi Lazar dhe Millosh Obiliqi, figura të rëndësishme të traditës epike dhe fetare serbe. Por mesazhi politik bëhet edhe më i drejtpërdrejtë në vargjet ku thuhet se Kosova është tokë e tyre dhe se nuk do ta dorëzojnë.

Një version i kësaj kënge është publikuar më 27 qershor 2022 nga këngëtarja serbe Danica Crnogorčević, në bashkëpunim me grupin etno “Gorica”, me rastin e Vidovdanit.

Në prezantimin e këngës, ajo kishte përfshirë edhe një mesazh të mitropolitit Amfilohije, ku Kosova cilësohej si “zemra e zemrës” së popullit serb dhe si vend prej të cilit serbët nuk mund të heqin dorë.

Forumi i organizuar nga Komisioni Evropian synon të diskutojë të ardhmen e zgjerimit të BE-së, reformat, sigurinë dhe perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.

Në këtë kontekst, interpretimi i një kënge me mesazhe të tilla për Kosovën ngre pikëpyetje për ndjeshmërinë politike të përzgjedhjes së repertorit artistik në një aktivitet që synon të promovojë bashkëpunimin dhe afrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor./EO

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Kthesë e papritur në gjigantin teknologjik: Jensen Huang po shqyrton rikthimin në krye të Nvidia-s pas skandalit me “spiunen kineze”

Kthesë e papritur në gjigantin teknologjik: Jensen Huang po shqyrton rikthimin në krye të Nvidia-s pas skandalit me “spiunen kineze”

Nga banesat bosh te vilat në bregdet, Shqipëria rrit taksën e pronave

Nga banesat bosh te vilat në bregdet, Shqipëria rrit taksën e pronave

Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë

Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë