Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sponsor 3M Express

Fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare e nisi me intepretimin e këngës serbe kundër Kosovës në Forumin e BE-së, duke thënë që “të mos kalohet në heshtje” dhe “Serbia të njohë Kosovën”.

“Më lejoni që të them diçka, para se t’i përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë, për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, nuk duhet të kthehet sot një e keqe përmes heshtjes. Një këngë pa shije nacionaliste, u interpretua në prag të këtij forumi, kundër gjithçkaje që përfaqësonte. Nuk është se e lëndon vetëm ndjenjat e kombit shqiptar, të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos na lënë që të kalojë në heshtje atë që kërkon të na kthejë në kohë”, u shpreh Rama, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.

“E di sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, që ta mbajnë Serbinë në anën tonë, të Europës, gjatë gjithë kohës dhe dua të sigurohem që ajo që po them të mos shkojë në të kundërt të kësaj bindjeje, por nuk duhet të lëmë hapësira për beteja mesjetare, që të kalojnë në fantazira. Sa më shpejt Serbia të njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për ne. Ne nuk po kërkojmë që të vijmë këtu, po kërkojmë që të sjellim Evropën atje”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Lexo edhe

“I kom harxhu paret e babës, e s’po i harxhoj të ministrisë”- Thënia e famshme e Astrit Haraqisë, të arrestuarit për kokainë

“I kom harxhu paret e babës, e s’po i harxhoj të ministrisë”- Thënia e famshme e Astrit Haraqisë, të arrestuarit për kokainë

Aktakuzë ndaj katër personave në Gjakovë për shitblerje të drogës, sekuestrohen mbi 428 gramë narkotikë

Aktakuzë ndaj katër personave në Gjakovë për shitblerje të drogës, sekuestrohen mbi 428 gramë narkotikë

Dënohen me 14 vjet burgim dhe 18 mijë euro gjobë katër të akuzuarit në rastin “Eurogirlescort”

Dënohen me 14 vjet burgim dhe 18 mijë euro gjobë katër të akuzuarit në rastin “Eurogirlescort”