KEK-u sqaron investimet në TC Kosova B: Investimet strategjike kërkojnë fakte, jo përplasje politike

KEK-u sqaron investimet në TC Kosova B: Investimet strategjike kërkojnë fakte, jo përplasje politike

KEK-u sqaron investimet në TC Kosova B: Investimet strategjike kërkojnë fakte, jo përplasje politike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar ndaj deklarimeve dhe kritikave politike lidhur me investimet në Termocentralin Kosova B, duke thënë se projektet strategjike duhet të vlerësohen mbi bazën e fakteve dhe jo të përdoren për përplasje politike.

Në reagimin e saj, KEK-u ka sqaruar se projekti për reduktimin e emetimeve të pluhurit dhe oksideve të azotit (ESP/DeNOx) në njësitë B1 dhe B2 financohet nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA, ndërsa ky i fundit është edhe autoriteti kontraktues dhe përgjegjës për menaxhimin e kontratës. KEK-u, sipas reagimit, është përfitues i këtij investimi.

Sponsor 3M Express

Korporata ka bërë të ditur se punimet në njësinë B1 kanë nisur më 10 prill 2026, ndërsa afati kontraktual për ndezjen e kaldajës për prodhimin e avullit është 25 nëntori 2026.

Sipas KEK-ut, fillimi i projektit ishte shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19, projektit të dilatimeve, falimentimit të njërit prej anëtarëve të konsorciumit kontraktues dhe rrethanave të tjera që kanë ndikuar në realizimin e tij.

Ndërkaq, KEK-u ka sqaruar se projekti për modernizimin e turbinave është investim i vetë Korporatës, e cila është përgjegjëse për financimin, kontraktimin dhe menaxhimin e tij.

Punimet për modernizimin e turbinave dhe komisionimi i ftohtë në njësinë B1, sipas KEK-ut, kanë përfunduar më 2 nëntor 2026. Testimet përfundimtare dhe komisionimi në kushte operimi do të bëhen pas përfundimit të projektit mjedisor dhe rikthimit të njësisë në funksion.

KEK-u ka theksuar se bëhet fjalë për dy projekte të ndara, me burime të ndryshme financimi dhe përgjegjësi të veçanta institucionale, të cilat nuk duhet të paraqiten si një investim i vetëm i Korporatës.

Në reagim thuhet gjithashtu se KEK-u është duke realizuar programin më të madh të modernizimit teknologjik që nga ndërtimi i njësive prodhuese, me investime të planifikuara në vlerë prej mbi 500 milionë eurosh.

Sa u përket ndërprerjeve të energjisë elektrike, KEK-u ka theksuar se është prodhues i energjisë dhe që nga viti 2013 nuk është më operator i rrjetit të shpërndarjes. Për këtë arsye, sipas Korporatës, ndërprerjet që shkaktohen nga defektet apo punimet në rrjetin e shpërndarjes nuk mund t’i atribuohen asaj.

“Prandaj, krahas respektimit të afateve, rëndësi thelbësore kanë cilësia e punimeve, siguria teknike, përmbushja e standardeve mjedisore dhe qëndrueshmëria afatgjatë e investimeve. KEK-u nuk është dhe nuk duhet të bëhet arenë e përplasjeve politike. Investimet strategjike duhet të vlerësohen mbi bazën e fakteve, rezultateve dhe përgjegjësive reale institucionale, jo të përdoren si instrument për interesa politike”, thuhet nga KEK-u.

KEK-u ka bërë thirrje që investimet strategjike të trajtohen me profesionalizëm dhe transparencë, duke kërkuar që përgjegjësitë institucionale të dallohen qartë dhe procesi i modernizimit të mos politizohet.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“A e din kush jemi na?” – Bashkëpunëtori i Zyrës së Avokaturës “Klinaku” Besar Krasniqi dyshohet se sulmoi me shuplakë avokatin Egzon Qovanaj në Prizren

“A e din kush jemi na?” – Bashkëpunëtori i Zyrës së Avokaturës “Klinaku” Besar Krasniqi dyshohet se sulmoi me shuplakë avokatin Egzon Qovanaj në Prizren

MINTI shton kontrollet ndaj pikave të karburanteve, nafta bie në 1.79 euro për litër

MINTI shton kontrollet ndaj pikave të karburanteve, nafta bie në 1.79 euro për litër

Alarme të rreme për bomba në shkollat e Italisë, Britanisë dhe Irlandës

Alarme të rreme për bomba në shkollat e Italisë, Britanisë dhe Irlandës