KEK-u rikthen në operim njësinë B2 të Kosova B, rifillon edhe furnizimi me ngrohje për Termokosin

KEK-u rikthen në operim njësinë B2 të Kosova B, rifillon edhe furnizimi me ngrohje për Termokosin

KEK-u rikthen në operim njësinë B2 të Kosova B, rifillon edhe furnizimi me ngrohje për Termokosin

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit Kosova B është rikthyer në operim mëngjesin e së hënës, më 26 tetor, pas përfundimit të sanimeve.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të KEK-ut, procesi i startimit të njësisë ka filluar në orën 02:00, ndërsa pas testimeve dhe verifikimeve të nevojshme, ajo ka rifilluar prodhimin e energjisë elektrike gjatë orëve të mëngjesit.

Me rikthimin e njësisë në operim, ka rifilluar edhe furnizimi me energji termike për Termokosin, në funksion të ngrohjes së kryeqytetit.

KEK-u ka bërë të ditur se rikthimi i njësisë brenda një afati të shkurtër është rezultat i angazhimit të ekipeve teknike, inxhinierëve dhe punonjësve të Termocentralit Kosova B.

Korporata ka falënderuar të gjithë punonjësit e përfshirë në sanimin e defektit, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në rikthimin e njësisë në funksion dhe në mbështetjen e sigurisë energjetike të Kosovës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Aksioni për rastin e Arlinda Zekajt, QIKA: Ngjyra e kuqe është akuzë, shteti duhet të japë llogari

Aksioni për rastin e Arlinda Zekajt, QIKA: Ngjyra e kuqe është akuzë, shteti duhet të japë llogari

KEK-u rikthen në operim njësinë B2 të Kosova B, rifillon edhe furnizimi me ngrohje për Termokosin | Momenti