KEK reagon pas zjarrit në nënstacionin “Kosova B”: Nuk mund të fajësohemi për çdo incident në sektorin energjetik

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar pas raportimeve për zjarrin që ka përfshirë autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, duke kritikuar mediat për përdorimin e pamjeve të aseteve të saj në raportimin për këtë incident.

Sponsor 3M Express

Në një reagim publik, KEK-u ka theksuar se zjarri ka ndodhur në infrastrukturën e transmetimit, e cila menaxhohet nga KOSTT-i dhe jo nga kjo korporatë.

Sipas KEK-ut, përdorimi i pamjeve të objekteve të saj në raportimet për këtë ngjarje krijon një perceptim të gabuar te qytetarët, sikur incidenti të ketë ndodhur në asetet e saj.

“Është e papranueshme që një incident i ndodhur në infrastrukturën e një operatori tjetër të ilustrohet me pamje të KEK-ut, duke krijuar te qytetarët përshtypjen se ngjarja ka ndodhur në asetet e Korporatës apo se përgjegjësia për të i takon KEK-ut”, thuhet në reagim.

Në reagimin e saj, korporata ka rikujtuar se sektori energjetik në Kosovë përbëhet nga disa operatorë dhe institucione, të cilat kanë kompetenca të ndara.

Sipas këtij sqarimi, KEK-u është përgjegjës për prodhimin e energjisë elektrike dhe termike, si dhe prodhimin e qymyrit. KOSTT-i merret me transmetimin e energjisë elektrike, KEDS-i me shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e rrjetit, ndërsa KESCO me furnizimin e konsumatorëve dhe faturimin.

Ndërkaq, ZRRE-ja është përgjegjëse për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit energjetik.

KEK-u ka kërkuar nga mediat që gjatë raportimit për incidente, defekte apo ndërprerje të energjisë elektrike të verifikojnë se cili operator është përgjegjës për infrastrukturën ku ka ndodhur ngjarja.

“Kjo praktikë e raportimit duhet të marrë fund. Nuk mund të vazhdohet me krijimin e një perceptimi publik ku çdo problem në prodhim, transmetim, shpërndarje apo furnizim i atribuohet KEK-ut, pa bërë dallimin ndërmjet përgjegjësive ligjore dhe operacionale të secilit subjekt”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, KEK-u ka theksuar se nuk i shmanget përgjegjësisë për asetet dhe veprimtarinë që menaxhon, por nuk mund të mbahet përgjegjës për incidentet që ndodhin në infrastrukturën e operatorëve të tjerë.

“Përgjegjësitë institucionale janë të ndara – raportimi i saktë nuk është zgjedhje, por detyrim profesional!”, përfundon reagimi i KEK-ut. /Telegrafi/

Lexo edhe

Haxhiu për ligjin e Speciales: Fokusi duhet të vendoset te strategjia, jo te nismat me efekt politik

Haxhiu për ligjin e Speciales: Fokusi duhet të vendoset te strategjia, jo te nismat me efekt politik

Bora e madhe paralizon trafikun në Slloveni, mbyllet një autostradë kryesore

Bora e madhe paralizon trafikun në Slloveni, mbyllet një autostradë kryesore

Jashari dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri

Jashari dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri