Debati mes Shqiponjës dhe Anjezës ka eskaluar. Dy banoret nuk kanë kursyer as ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Derisa debatonte me Shqiponjën, Anjeza ka folur për babanë e saj dhe qëndrimin e tij lidhur me hyrjen e saj në Big Brother, duke përmendur edhe përqafimin me Sharrin.
“Baba jem e ka shëtitur botën… Baba jem nuk e llogarit çikën e vet ‘bitch’ pse u përqaf me Sharrin. Baba jem ka thanë: hin në Big Brother, luj”, është shprehur Anjeza.
Ndërkohë, Shqiponja i është kundërpërgjigjur duke e pyetur: “Pse, lojë o qikjo?”.
Por përplasja nuk është ndalur me kaq. Anjeza ka vazhduar me deklarata fyese ndaj Shqiponjës, duke e quajtur “katunare” dhe “të pamoralshme”.
“Oj katunare, oj katunare, oj e pamoralshme, që menon se si ti fol një djali ke bo seks me to… Çka o bitch për ty?”, ka thënë Anjeza.
Burimi: Insajderi





