Sipas guvernatorit Hulusi Sahin, viktimat ishin punëtorë të një kantieri ndërtimi, të cilët po flinin kur tornadoja goditi zonën dhe shkatërroi kontejnerin ku ishin strehuar.
“Dy punëtorë humbën jetën në vendngjarje dhe dy të tjerë në spital. Një person mbeti i plagosur lehtë”, deklaroi Sahin për gazetarët.

Ai e cilësoi ngjarjen si një fenomen natyror shumë të pazakontë për zonën, duke theksuar se nuk ishte raportuar ndonjë stuhi apo tornado tjetër në rajon dhe se në zonën e prekur kishte pasur vetëm reshje shiu.
Sipas autoriteteve, fenomeni ishte i kufizuar në një hapësirë të vogël dhe shkatërroi vetëm dy struktura strehimi në kantier, pa shkaktuar dëme në zonat përreth.
Antalia pritet të presë, pas dy javësh, qindra delegatë nga e gjithë bota për Konferencën e OKB-së për Klimën, COP31, e cila do të organizohet bashkërisht nga Turqia dhe Australia.
Ndërkohë, në Stamboll, reshjet e dendura të shiut, që nisën gjatë natës dhe u intensifikuan në mëngjes, shkaktuan probleme në qarkullim. Mediet turke raportuan se nënkalime në disa lagje të qytetit u përmbytën.
Në mesin e tetorit, përmbytjet në Stamboll dhe provincat përreth kishin shkaktuar tetë viktima.
Burimi: RTKLive




