Katër shoferë ndëshkohen në Ferizaj për drejtimin e veturave nën ndikimin e alkoolit

Katër shoferë ndëshkohen në Ferizaj për drejtimin e veturave nën ndikimin e alkoolit

Katër shoferë ndëshkohen në Ferizaj për drejtimin e veturave nën ndikimin e alkoolit

Policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndëshkuar katër shoferë, të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Sponsor 3M Express

Rastet ka ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” dhe “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar katër drejtues automjetesh dhe i kanë testuar me alkooltest, njofton policia.

Sipas rezultateve të testimit, shoferët kanë rezultuar me këto nivele të alkoolit në gjak:

“A.L. (54 vjeç) – 1.73 promilë. Është dënuar me 400 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 9 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

J.M. (49 vjeç) – 1.44 promilë. Është dënuar me 300 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 6 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

SH.SH. (25 vjeç) – 1.19 promilë. Është dënuar me 300 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 6 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

L.A. (56 vjeç) – 0.63 promilë. Është dënuar me 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit”, thuhet në njoftim.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi veprime të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë”, përfundon apeli.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Lionel Messi s’di të ndalet, vendos tjetër rekord historik

Lionel Messi s’di të ndalet, vendos tjetër rekord historik

S’gabon Prishtina, Drenica ndal Dritën

S’gabon Prishtina, Drenica ndal Dritën

Zidane nuk pajtohet me vendimin për Topin e Artë: Mbappe e meritonte çmimin

Zidane nuk pajtohet me vendimin për Topin e Artë: Mbappe e meritonte çmimin