Lionel Messi s’di të ndalet, vendos tjetër rekord historik

Lionel Messi s’di të ndalet, vendos tjetër rekord historik

Lionel Messi s’di të ndalet, vendos tjetër rekord historik

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin amerikan, duke fituar për të dytin vit radhazi Këpucën e Artë në MLS.

Sponsor 3M Express

Ylli argjentinas i Inter Miamit e përfundoi sezonin e rregullt 2026 si golashënuesi më i mirë i kampionatit, me 26 gola të realizuar në 31 ndeshje.

Me këtë arritje, Messi u bë lojtari i parë në historinë e MLS-së që fiton Këpucën e Artë në dy sezone radhazi. Pas tij në listën e golashënuesve u renditën Petar Musa i Dallasit me 22 gola dhe Sam Surridge i Nashville me 21.

Rekordet e argjentinasit nuk përfundojnë këtu. Ai u bë vetëm lojtari i dytë në historinë e kampionatit që shënon të paktën 25 gola në dy sezone radhazi. Gjatë dy edicioneve të fundit, Messi ka realizuar gjithsej 55 gola, ndërsa vetëm Josef Martinez ka bërë më mirë në një periudhë të tillë, me 58 gola gjatë viteve 2018-2019.

Në tri sezonet e fundit, 39-vjeçari ka realizuar 75 gola në sezonet e rregullta të MLS-së, rezultat që përbën të dytin më të mirë në historinë e kampionatit për këtë periudhë.

Gjithashtu, ai u bë lojtari i dytë pas Denis Bouangas që shënon të paktën 20 gola në tri sezone radhazi.

Një tjetër statistikë e jashtëzakonshme lidhet me kontributin në gola. Messi është lojtari i parë në historinë e MLS-së që regjistron të paktën 40 gola dhe asistime në dy sezone radhazi.

Në edicionin 2026, ai realizoi gjithsej 43 kontribute në gola, duke regjistruar rezultatin e tretë më të mirë në historinë e kampionatit brenda një sezoni.

Ndërkohë, në tri sezonet e fundit, argjentinasi ka regjistruar plot 127 gola dhe asistime, duke lënë 29 kontribute prapa Evanderin, i cili ka 98 në periudhën 2024-2026.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Organizatat myslimane në Zvicër distancohen nga imami shqiptar Bashkim Aliu: Homofobia bie ndesh me parimet tona

Organizatat myslimane në Zvicër distancohen nga imami shqiptar Bashkim Aliu: Homofobia bie ndesh me parimet tona

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

Kryeministri britanik – Kurtit: Respektojeni mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik – Kurtit: Respektojeni mandatin e Gjykatës Speciale