Katër raste dhune në Prishtinë, Pejë e Gjakovë – disa të dyshuar arrestohen

Katër raste dhune në Prishtinë, Pejë e Gjakovë – disa të dyshuar arrestohen

Katër raste dhune në Prishtinë, Pejë e Gjakovë – disa të dyshuar arrestohen

Katër raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar më 6 tetor në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit policor, në Prishtinë, rreth orës 00:40, një grua kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, rreth orës 21:00, policia ka arrestuar dy burra kosovarë, të dyshuar se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Gjakovë janë raportuar dy raste. Në rastin e parë, rreth orës 16:40, një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor, transmeton Klankosova.tv.

Në rastin tjetër, rreth orës 19:00, një grua kosovare ka raportuar se ishte keqtrajtuar psikologjikisht nga një burrë kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe

FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Katër raste dhune në Prishtinë, Pejë e Gjakovë – disa të dyshuar arrestohen | Momenti