Katër dekada përkushtim dhe ekspertizë kardiologjike – Dr. Banush Gashi i bashkohet ekipit të United Hospital

Shëndeti i zemrës kërkon përvojë, kujdes të specializuar dhe qasje profesionale në diagnostikim dhe trajtim.

Sponsor 3M Express

Me katër dekada përvojë në mjekësi, Dr. Banush Gashi, internist, kardiolog dhe aritmolog, tashmë ofron shërbimet e tij të specializuara në United Hospital.

Gjatë karrierës së tij, Dr. Gashi ka kaluar 24 vjet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa ka realizuar mbi 400 implantime të suksesshme të pajisjeve për rregullimin e ritmit të zemrës (Pacemaker/Device).

Në kabinetin e specializuar në United Hospital, pacientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh diagnostike dhe terapeutike, duke filluar nga vizitat kardiologjike, EKG-ja, ekokardiografia dhe stres-ekokardiografia me dobutaminë, deri te ergometria (stres-testi).

Shërbimet përfshijnë edhe monitorimin e ritmit të zemrës përmes Holterit 24, 48 dhe 72 orë, si dhe procedura të specializuara të aritmologjisë dhe implantimit të pajisjeve të ritmit, përfshirë CRT dhe Pacemaker DDD.

Po ashtu, ofrohen kontrolle të rregullta të pajisjeve, ndërrimi i baterisë ose gjeneratorit të PM/ICD-së, ri-implantimi i elektrodës së ICD-SE, kardioversioni dhe perikardiocenteza.

Përvoja profesionale e Dr. Gashit është plotësuar edhe me trajnime të avancuara dhe pjesëmarrje në kongrese të ndryshme evropiane në qendra të njohura si Londra, Parisi, Roma, Lisbona, Barcelona, Vjena dhe Zagrebi.

Nga kontrollet rutinore deri te procedurat më të specializuara për trajtimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës, pacientët mund të marrin shërbime në kabinetin e Dr. Banush Gashit në United Hospital.

Për rezervimin e termineve, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 046 60 70 70.

Adresa: M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë.

Lexo edhe

Po voziste në drejtim të kundërt në autostradë, policia zvicerane ia zbulon kokainën dhe paratë 24-vjeçarit shqiptar

Po voziste në drejtim të kundërt në autostradë, policia zvicerane ia zbulon kokainën dhe paratë 24-vjeçarit shqiptar

Golden Eagle prezanton Blueberry Edition

Golden Eagle prezanton Blueberry Edition

Mourinho: Mos i vendosni Realin dhe Barcelonën në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për gjyqtarët

Mourinho: Mos i vendosni Realin dhe Barcelonën në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për gjyqtarët