Komisioni Evropian dyshon se hakerët kinezë qëndrojnë pas sulmit kibernetik

Komisioni Evropian dyshon se hakerët kinezë qëndrojnë pas sulmit kibernetik

Komisioni Evropian dyshon se hakerët kinezë qëndrojnë pas sulmit kibernetik

Komisioni Evropian dyshohet se është vënë në shënjestër të një sulmi kibernetik nga hakerë me bazë në Kinë. Dyshimet përfshirjen e tyre janë ngritur rreth një muaj pas incidentit, raportojnë mediat evropiane.

Sponsor 3M Express

Sipas Euronews, brenda Komisionit Evropian po qarkullon emri i koduar “Panda”, i cili lidhet me dyshimet për aktorë kibernetikë që mund të mbështeten nga shteti kinez.

Një nga elementet që ka ngritur dyshimet është përdorimi i mjetit ARTEX, i zhvilluar në Kinë, i cili shfrytëzon inteligjencën artificiale për të identifikuar dobësi në sistemet e sigurisë kibernetike, të cilat më pas mund të shfrytëzohen nga hakerët, transmeton Klankosova.tv.

Vlerësimet fillestare sugjerojnë se sulmi nuk kishte në shënjestër sisteme apo individë të caktuar.

Ndërkohë, autoritetet kineze kanë mohuar vazhdimisht akuzat për sponsorizimin, drejtimin apo mbështetjen e grupeve që kryejnë sulme kibernetike ndaj shteteve dhe institucioneve të huaja./Klankosova.tv

Lexo edhe

Dyshime për lojë të kurdisur në Big Brother – Bejta pranon se nuk dëshiron të qëndrojë me Kledjan

Dyshime për lojë të kurdisur në Big Brother – Bejta pranon se nuk dëshiron të qëndrojë me Kledjan

Dosja për të “sëmurin” që mashtroi: Si i grumbulloi 189 mijë euro – mbi 10 dëshmitarë në rast

Dosja për të “sëmurin” që mashtroi: Si i grumbulloi 189 mijë euro – mbi 10 dëshmitarë në rast

Hasnije Ilazi propozohet ambasadore në Kroaci, zëvendëson Martin Berishajn

Hasnije Ilazi propozohet ambasadore në Kroaci, zëvendëson Martin Berishajn

Komisioni Evropian dyshon se hakerët kinezë qëndrojnë pas sulmit kibernetik | Momenti