Karateistët e Kosovës me paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik në Turqi

Karateistët e Kosovës me paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik në Turqi

Karateistët e Kosovës me paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik në Turqi

Kombëtarja e Kosovës në karate ka përmbyllur me sukses Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, duke fituar gjithsej shtatë medalje në garat individuale dhe tri të tjera në konkurrencën ekipore.

Sponsor 3M Express

Ky kampionat u zhvillua në Stamboll të Turqisë, ku karateistët e rinj kosovarë arritën të ngjiten disa herë në podium.

Emira Maqedonci ishte më e suksesshmja, duke fituar medaljen e artë dhe duke u shpallur kampione ballkanike. Ndërkohë, tri medalje të argjendta për Kosovën i fituan Suela Arfi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi.

Në garat individuale, Kosova fitoi edhe tri medalje të bronzta, me Alea Kelmendin, Krenar Ismajlin dhe Amar Dakun.

Suksesi nuk mungoi as në garat ekipore. Kosova siguroi medalje të bronzta në të dyja konkurrencat për kadetë, ndërsa ekipi i djemve në kategorinë e juniorëve gjithashtu u rendit në podium.

Federata e Karatesë e Kosovës e vlerësoi këtë paraqitje si dëshmi të talentit dhe potencialit të sportistëve të rinj, duke përgëzuar garuesit, trajnerët dhe gjithë ekipin për rezultatet e arritura. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë (VIDEO)

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë (VIDEO)

Prenkaj: Kosova është vetizoluar ndërkombëtarisht si pasojë e mungesës së lidershipit (VIDEO)

Prenkaj: Kosova është vetizoluar ndërkombëtarisht si pasojë e mungesës së lidershipit (VIDEO)

Familjarët e Shаrrit reagojnë pas përplasjes me Akilin

Familjarët e Shаrrit reagojnë pas përplasjes me Akilin