Kapet shtetasi gjerman në Kosovë, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Kapet shtetasi gjerman në Kosovë, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Kapet shtetasi gjerman në Kosovë, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Një shtetas gjerman është arrestuar në Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.

Sponsor 3M Express

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka bërë të ditur se i dyshuari me inicialet L.S. është ndaluar në rajonin e Gjilanit.

Pas ndalimit, automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm, ku janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike, transmeton Klankosova.tv.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ai dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë verifikimin e origjinës dhe destinacionit të armëve të sekuestruara.

Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se do ta informojnë publikun për zhvillimet e mëtejshme, duke mos cenuar integritetin e hetimit.

Lexo edhe

Gjest human për policin në Gjilan, i sigurohet shtëpi e re

Gjest human për policin në Gjilan, i sigurohet shtëpi e re

Pas kritikave për mungesën e kuorumit, rifillon Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt – kësaj here mungon deputetja e LDK-së

Pas kritikave për mungesën e kuorumit, rifillon Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt – kësaj here mungon deputetja e LDK-së

Zërat e kafshëve zgjojnë banorët e Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

Zërat e kafshëve zgjojnë banorët e Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)