Kaosi vazhdon në Mianmar, dhjetëra të vrarë në sulmet ushtarake ndaj një vendi ku po zhvillohej dasmë dhe një shkolle

Sulmet ajrore nga ushtria e Mianmarit kanë vrarë dhjetëra njerëz në mbarë vendin e Azisë Juglindore, përfshirë në një vend ku po mbahej një dasmë dhe në një shkollë.

Sponsor 3M Express

Ekipet e shpëtimit bënë të ditur se, të shtunën pasdite, në vendin ku po zhvillohej dasma në fshatin Moe Bye – në shtetin jugor Shan – u konfirmua vdekja e të paktën 21 personave, ndërsa të paktën 35 të tjerë mbetën të plagosur.

Të enjten, të paktën 20 civilë – përfshirë nxënës, murgj të rinj dhe mësues – humbën jetën kur një sulm ajror goditi një shkollë në fshatin In Yon, në rajonin Magway të Mianmarit qendror, ku janë aktive forcat e rezistencës.

Këtë e bëri të ditur Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) e Mianmarit, e cila vepron në mërgim.

Qeveria e Mianmarit, e udhëhequr nga ushtria, nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto sulme.

Të shtunën në mbrëmje, ushtria kreu sulme ajrore edhe në qytetin Mrauk-U, në shtetin Rakhine të Mianmarit perëndimor.

Rreth orës 20:00 me orën lokale, një zonë banimi në këtë qytet u bombardua; sipas raportimeve, humbën jetën më shumë se 10 persona, ndërsa rreth 20 të tjerë u plagosën.

Kjo zonë kontrollohet nga Ushtria Arakan (AA) – një nga ushtritë etnike më të fuqishme që lufton kundër regjimit ushtarak të vendit.

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin në vend përmes një grushti shteti në vitin 2021.

Sulmet ajrore ushtarake kanë ndodhur pothuajse çdo ditë në mbarë vendin, që kur grushti i shtetit i vitit 2021 rrëzoi qeverinë civile të zgjedhur, të udhëhequr nga ish-liderja Aung San Suu Kyi, duke çuar në një luftë civile të zgjatur.

Ushtria ka djegur fshatra dhe ka ndërmarrë ofensiva tokësore në zona që nuk arrin t’i vërë nën kontroll, përfshirë territoret që mbahen nga NUG-u dhe organizatat e armatosura etnike.

Këto sulme të fundit vijnë një javë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) e shpalli Mianmarin fajtor për kryerjen e gjenocidit ndaj pakicës Rohingya.

Një goditje ushtarake në vitin 2017 vrau mijëra njerëz dhe detyroi më shumë se 700,000 të tjerë të largoheshin, por Mianmari mohoi të ketë kryer gjenocid, duke deklaruar se forcat e tij ishin përgjigjur ndaj sulmeve të grupeve të armatosura. /Telegrafi/

Lexo edhe

Smira e Dardanisë: Nga Labirinti i famshëm te Nusja Dardane!

Smira e Dardanisë: Nga Labirinti i famshëm te Nusja Dardane!

Dikur mposhte Bayernin, Arsenalin e Romën, sot largohet nga elita e futbollit bjellorus!

Dikur mposhte Bayernin, Arsenalin e Romën, sot largohet nga elita e futbollit bjellorus!

30 të lënduar paraqiten në Spitalin e Traumës, mes tyre nëntë policë dhe 12 protestues

30 të lënduar paraqiten në Spitalin e Traumës, mes tyre nëntë policë dhe 12 protestues