Kaos pas ndeshjes në Ferizaj, tentojnë t’ia rrëmbejnë daullen diplomatit hungarez – Policia ndërhyn, dy të rinj në stacion

Një ndeshje hendbolli në Ferizaj ka përfunduar me një incident të pazakontë jashtë palestrës “Bill Clinton”, ku një person që u prezantua si diplomat hungarez është gjetur i shtrirë në tokë, mes një grumbulli njerëzish që po bërtisnin. Ai ka deklaruar se disa të rinj kishin tentuar t’ia merrnin me forcë daullen me të cilën përkrahte tifozët e Hungarisë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 19:15, në rrugën “Brahim Ademi”, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, teksa shikuesit po largoheshin nga palestra.

Zyrtarët policorë të angazhuar për sigurimin e aktivitetit sportiv kanë vërejtur një grumbull njerëzish që po bërtisnin. Kur janë afruar për të parë çfarë po ndodhte, kanë hasur në një burrë të shtrirë në tokë.

Personi u ka thënë policëve se ishte diplomat nga Hungaria dhe se disa të rinj kishin tentuar t’ia merrnin me forcë instrumentin që përdorte për të mbështetur tifozërinë hungareze.

Megjithatë, ai nuk ka pranuar të identifikohej me të dhënat personale dhe ka refuzuar trajtimin mjekësor, duke deklaruar se nuk kishte nevojë për të.

Për shkak të angazhimeve, ai ka refuzuar edhe të paraqitej në stacion policor për të dhënë deklaratë me shkrim, duke udhëzuar që çdo kontakt i mëtejshëm të bëhej përmes Ambasadës së Hungarisë.

Policia identifikon dy të rinj, njëri i mitur

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personat e identifikuar si të dyshuar janë Erijon Shkodra (20) dhe një 17-vjeçar me inicialet L.B.

Të dy janë shoqëruar në stacion policor për trajtimin e rastit.

Pas konsultimit me Prokurorinë dhe prokurorin kompetent për të mitur, është vendosur që fillimisht të përpilohet shënim zyrtar dhe rasti t’u referohet hetimeve rajonale për veprime të mëtejshme.

Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump pranon gabimet: Deportimet ishin tepër të ashpra

Trump pranon gabimet: Deportimet ishin tepër të ashpra

Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave

Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave

Aleatët e G7 diskutojnë në Paris ndikimin e humbjes së Trumpit në zgjedhjet afatmesme

Aleatët e G7 diskutojnë në Paris ndikimin e humbjes së Trumpit në zgjedhjet afatmesme