Seanca gjyqësore për masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të Arlinda Sylajt, është caktuar të mbahet pasnesër.

Sylaj, i dyshuar për kanosje ndaj Arlindës, tashmë e ndjerë, do të dalë para gjykatës më 12 nëntor, por seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.
Kështu ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila e ka trajtuar rastin nga fillimi.




