Kanosja ndaj Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj del të enjten para gjykatës – seanca do të mbahet me dyer të mbyllura

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i të ndjerës Arlinda Zekaj, pritet të dalë të enjten, më 12 nëntor, para gjykatës lidhur me akuzën për kanosje ndaj saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Seanca gjyqësore është caktuar të mbahet me dyer të mbyllura, çka nënkupton se publiku dhe përfaqësuesit e mediave nuk do të mund ta përcjellin drejtpërdrejt zhvillimin e saj.

Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur më 26 tetor 2026 aktakuzë ndaj Jeton Sylajt për veprën penale “Kanosja”, lidhur me veprimet e dyshuara ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Rasti lidhet me ngjarjet që i paraprinë vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës.

Për vrasjen e saj është arrestuar Albert Sylaj, kunati i viktimës, i cili dyshohet për kryerjen e krimit.

Vrasja e Arlindës ka ngritur shqetësime serioze për trajtimin institucional të denoncimeve të mëhershme të saj, ndërsa rasti ka nxitur edhe veprime disiplinore ndaj zyrtarëve të institucioneve të drejtësisë dhe Policisë.

Seanca e së enjtes pritet të trajtojë përgjegjësinë penale të Jeton Sylajt për veprën e kanosjes, ndërsa procedura për vrasjen e Arlindës është çështje e veçantë penale.

Shënim: I akuzuari gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

[/GazetaSinjali/]

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

Kanosja ndaj Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj del të enjten para gjykatës – seanca do të mbahet me dyer të mbyllura | Momenti