Goli i realizuar ndaj Spanjës ishte i shtati radhazi për sulmuesin e Bayern Munichut në po aq ndeshje të njëpasnjëshme si mysafir me përfaqësuesen angleze.
Me këtë arritje, Kane ka barazuar rekordin e legjendës së futbollit anglez, Tom Finney, i cili kishte shënuar në shtatë ndeshje radhazi jashtë vendit për Anglinë, në periudhën nga shtatori i vitit 1946 deri në maj të vitit 1948.

Finney, i cili ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, e kishte mbajtur këtë rekord për gati tetë dekada.
Tashmë, Kane ka hyrë në histori duke barazuar një prej arritjeve më të veçanta të futbollit anglez, ndërsa vazhdon të shkruajë kapituj të rinj me kombëtaren e tij.
Burimi: RTKLive





