Kamioni me pjesë për automjete kontrollohet në Vërmicë, zbulohen mallra të padeklaruara

Kamioni me pjesë për automjete kontrollohet në Vërmicë, zbulohen mallra të padeklaruara

Kamioni me pjesë për automjete kontrollohet në Vërmicë, zbulohen mallra të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e saj në pikëkalimin kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave, gjatë kontrolleve të kamionëve në hyrje.  

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, i cili ishte paraqitur për përfundimin e procedurave të zhdoganimit, zyrtarët doganorë kanë kryer verifikimin e përputhshmërisë së ngarkesës me dokumentacionin përcjellës.

Me këtë rast, sipas njoftimit, gjatë kontrollit fizik të automjetit, në brendësi të tij janë zbuluar mallra të padeklaruara, përkatësisht pjesë për automjete.

“Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 3,400 euro.”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se lidhur me rastin është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ky është 50-vjeçari që ‘avulloi’ 60 mijë euro nga një bankë në Tiranë

Ky është 50-vjeçari që ‘avulloi’ 60 mijë euro nga një bankë në Tiranë

Russell Brand dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim për përdhunim dhe sulme seksuale

Russell Brand dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim për përdhunim dhe sulme seksuale

Kapet në Prizren personi që ishte i dënuar me 5 vjet heqje lirie

Kapet në Prizren personi që ishte i dënuar me 5 vjet heqje lirie