Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë /Video

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë /Video

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë /Video

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, pak para mbylljes së vendvotimeve, Kamberi ka bërë të ditur se, sipas të dhënave preliminare të orës 19:00, në 37 vendvotime në Preshevë kishin votuar 16.600 qytetarë, ndërsa në vendvotimet shqiptare në Bujanoc 10.853 votues.

Ai ka thënë për RTK-në se procesi zgjedhor ka vijuar përgjithësisht i rregullt, me disa parregullsi të vogla në fillim të votimit.

Sponsor 3M Express

Sa i përket mundësisë për mandatin e dytë, Kamberi ka theksuar se rezultati varet edhe nga pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhjet në Serbi.

“Nëse shkon në 70%, siç po flitet, atëherë sigurisht do të kërkohen më tepër vota. Në rast të një rezultati 61–65%, kemi gjasa shumë reale ta kemi ulësen e dytë”, ka deklaruar Kamberi për RTK-në.

Duke folur për pasivizimin e adresave, ai ka thënë se personat e prekur nga ky proces janë larguar edhe nga regjistrat e votuesve.

“Kjo na ka sjellë në situatë që ne ta humbim mandatin e tretë që e kemi pretenduar”, ka deklaruar Kamberi, duke e cilësuar pasivizimin e adresave si pjesë të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka përmendur veçanërisht Medvegjën, ku, sipas tij, pasivizimi i adresave ka ndikuar në rezultatet zgjedhore të shqiptarëve.

Megjithatë, Kamberi ka vlerësuar mobilizimin e votuesve shqiptarë dhe ka falënderuar qytetarët që kanë ardhur nga Kosova për të ushtruar të drejtën e votës.

“Ditët e fundit të fushatës zgjedhore patëm reagime nga të gjitha anët e hapësirave shqiptare, që ishte një motivim shtesë për zgjedhësit tanë”, ka thënë ai.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Për 10 muaj, 319 raste me kancer të gjirit në QKUK, vetëm 13 rikonstruksione

Për 10 muaj, 319 raste me kancer të gjirit në QKUK, vetëm 13 rikonstruksione

Trepça mposht bindshëm Yllin

Trepça mposht bindshëm Yllin

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë çështjen e Speciales për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë çështjen e Speciales për anëtarësim në Këshillin e Evropës