“Kam me jau ba analizat fëmijëve, s’janë të mitë” – gruaja denoncon kërcënimet dhe ofendimet e bashkëshortit në Pejë, ai përfundon në pranga

“Kam me jau ba analizat fëmijëve, s’janë të mitë” – gruaja denoncon kërcënimet dhe ofendimet e bashkëshortit në Pejë, ai përfundon në pranga

“Kam me jau ba analizat fëmijëve, s’janë të mitë” – gruaja denoncon kërcënimet dhe ofendimet e bashkëshortit në Pejë, ai përfundon në pranga

Një grua në Pejë, e cila kishte nisur procedurat e shkurorëzimit dhe po përpiqej të ruante komunikimin me bashkëshortin për hir të dy fëmijëve të tyre, ka përfunduar duke kërkuar ndihmën e Policisë. Ajo ka denoncuar se burri prej të cilit po ndahej po i dërgonte vazhdimisht mesazhe fyese e shqetësuese, duke vënë në dyshim edhe atësinë e fëmijëve.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar në Stacionin Policor në Pejë, ku gruaja ka deklaruar se ndihet e frikësuar nga sjellja e bashkëshortit, me të cilin ka dy fëmijë të vegjël.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për një grua 25-vjeçare, me inicialet A.P., e cila ka rrëfyer se problemet me bashkëshortin e saj, P.P. rreth 32-vjeçar, kishin nisur muaj më parë.

Çifti kishte jetuar së bashku në fshatin Mejë të Gjakovës, ndërsa më 9 korrik gruaja kishte raportuar një rast në Polici, i cili atëkohë ishte evidentuar me shënim zyrtar.

Më 2 tetor, ata kishin nisur procedurat e shkurorëzimit në Gjykatën e Gjakovës.

Mirëpo, ndonëse marrëdhënia e tyre kishte arritur deri te ndarja, gruaja kishte vazhduar komunikimin me bashkëshortin për të koordinuar takimet e tij me dy fëmijët, një djalë 5-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçare.

Pikërisht ky komunikim, sipas deklarimit të saj, ishte shndërruar në burim shqetësimi dhe frike.

“Fëmijët nuk janë të mitë” – mesazhet që përfunduan në Polici

Burimet e Sinjalit zbulojnë se gruaja ka deklaruar para hetuesve se bashkëshorti prej një kohe i dërgonte mesazhe me përmbajtje ofenduese, duke e akuzuar dhe duke vënë në dyshim atësinë e fëmijëve të tyre.

“Kam me jau ba analizat fëmijëve se nuk janë fëmijët e mi e vijnë mi lypin te dera”, është një nga mesazhet që ajo ka raportuar në Polici.

Sipas deklarimit të saj, mesazhet përmbanin edhe fyerje të rënda, ndërsa ajo ka pohuar se kjo sjellje e kishte bërë të ndihej e frikësuar.

Gruaja është intervistuar në prani të një punonjësi social të Qendrës për Punë Sociale, ku ka sqaruar rrethanat e marrëdhënies bashkëshortore dhe komunikimit që kishte vazhduar pas nisjes së shkurorëzimit.

Arrestohet bashkëshorti, ndalohet për 48 orë

Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë për intervistim.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas shqyrtimit të rrethanave është iniciuar hetimi penal për veprën “Dhuna në familje”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë, gruaja ka vendosur të shkojë në shtëpinë e prindërve të saj.

Rasti mbetet në trajtim të autoriteteve kompetente, ndërsa përgjegjësia eventuale penale e të dyshuarit do të përcaktohet gjatë procedurës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Protestë edhe në Istog pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkohet drejtësi dhe fundi i dhunës ndaj grave

Protestë edhe në Istog pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkohet drejtësi dhe fundi i dhunës ndaj grave

Tensione para Ministrisë së Arsimit, studentët përplasen me deputetët e PD: Opozita jemi ne

Tensione para Ministrisë së Arsimit, studentët përplasen me deputetët e PD: Opozita jemi ne

Juve kërkon anëtarin e Man.City

Juve kërkon anëtarin e Man.City

“Kam me jau ba analizat fëmijëve, s’janë të mitë” – gruaja denoncon kërcënimet dhe ofendimet e bashkëshortit në Pejë, ai përfundon në pranga | Momenti