Veterani i UÇK-së, Milaim Gashi, ka shkuar te shtëpia e Jakup Krasniqit, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë familjare.

Gashi tha se kanë shkuar vetëm për ta parë dhe për ta takuar Krasniqin, njofton Klankosova.tv.
Ai u shpreh se, nëse Policia u kërkon të largohen, do ta respektojnë kërkesën.
“Besoj se do ta shohim. Unë kam ardhur personalisht, po i pres edhe disa shokë të tjerë të vijnë. Do të vijnë shokët për ta parë, sepse baca Jakup nuk është vetëm i yni, por i të gjithë shqiptarëve”, tha Gashi.




