Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në këtë takim, Kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës.

Gjithashtu u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit.

Presidentja Shiroka Pula, shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka Pula takohet me Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Shiroka Pula takohet me Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Konjufca e informon Shiroka Pulën për ecurinë e strategjisë së Apelit për ish-krerët e UÇK-së

Konjufca e informon Shiroka Pulën për ecurinë e strategjisë së Apelit për ish-krerët e UÇK-së

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në samitin në Kinë

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në samitin në Kinë