Kafeneja “Lejas Café”, në të cilën kishte punuar Liridona Ademaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, duke e kujtuar atë.

Përmes një postimi në Facebook, stafi i kafenesë ka rikujtuar se më 29 nëntor bëhen tre vjet nga vrasja e Liridonës, të cilën e kanë përshkruar si kolege të dashur dhe nënë të përkushtuar ndaj fëmijëve të saj.
“Liridona nuk është harruar. Kujtimi i saj vazhdon të jetojë dhe ne duam të vazhdojmë të tërheqim vëmendjen ndaj asaj që përjetojnë shumë gra dhe familje. Për Liridonën dhe fëmijët e saj. Për Wilmën dhe familjen e saj. Për të gjitha gratë. Së bashku vazhdojmë ta përhapim këtë mesazh“, thuhet në postim.
Burimi: Insajderi





