Fabrizio Romano zbulon prapaskenat: Liverpooli i kënaqur me Iraolan, duan transferime tjera

Fabrizio Romano zbulon prapaskenat: Liverpooli i kënaqur me Iraolan, duan transferime tjera

Fabrizio Romano zbulon prapaskenat: Liverpooli i kënaqur me Iraolan, duan transferime tjera

Liverpooli është shumë i kënaqur me trajnerin Andoni Iraola dhe tashmë ka nisur planifikimin e përforcimeve për afatet e ardhshme kalimtare në bashkëpunim me teknikun spanjoll.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar se drejtuesit e klubit anglez kanë nisur diskutimet me Iraolan për planet e së ardhmes.

“Ata tashmë janë duke diskutuar me Andoni Iraolan për planet e ardhshme dhe atë që dëshirojnë të bëjnë. Janë shumë të kënaqur me trajnerin, ndërsa edhe ai është i lumtur me projektin e Liverpoolit. Ai ka raporte shumë të mira me lojtarët”, deklaroi Romano në kanalin e tij në YouTube.

Liverpooli aktualisht renditet në vendin e katërt në Ligën Premier, me shtatë pikë më pak se lideri Arsenal, ndërsa ka vetëm një pikë diferencë me Brightonin dhe Manchester Cityn.

Megjithatë, ajo që i ka kënaqur drejtuesit e klubit është përmirësimi i paraqitjeve të skuadrës në ndeshjet e fundit, si dhe forma individuale e disa futbollistëve.

Florian Wirtz dhe Alexander Isak janë ndër lojtarët që kanë shfaqur shenja të rritjes së formës, duke dhënë sinjale pozitive për vazhdimin e sezonit./Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka Pula do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër

Shiroka Pula do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër

Gabimet në përdorim e klimës mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

Gabimet në përdorim e klimës mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

Maqedonci fton qytetarët t’i vizitojnë kazermat e FSK-së për Ditën e Forcës

Maqedonci fton qytetarët t’i vizitojnë kazermat e FSK-së për Ditën e Forcës