“Ka ardhur diktatori”, Mourinho vendos rregulla të reja te Real Madridi

“Ka ardhur diktatori”, Mourinho vendos rregulla të reja te Real Madridi

“Ka ardhur diktatori”, Mourinho vendos rregulla të reja te Real Madridi

José Mourinho ka rikthyer disiplinën dhe autoritetin në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, duke fituar respektin e futbollistëve në një kohë shumë të shkurtër.

Sponsor 3M Express

Trajneri portugez ka arritur të ndryshojë atmosferën në skuadër përmes kërkesave të larta, komunikimit dhe vendimeve taktike, shkruan “GOAL”, përcjell “Gazeta Express”.

Një nga shembujt më të qartë është Federico Valverde, i cili më parë kishte deklaruar se nuk kishte lindur për të luajtur si mbrojtës i djathtë, ndërsa tani shprehet i gatshëm të bëhet më i miri në atë pozitë.

Edhe Vinicius Junior ka pranuar zëvendësimet e shpeshta pa krijuar polemika, ndryshe nga periudha e kaluar nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Mbrojtësi Marc Cucurella ka zbuluar se çfarë e bën Mourinhon të veçantë në komunikimin me lojtarët.

“Ai di se si ta përcjellë mesazhin. Nuk ka nevojë për biseda gjysmëorëshe, për pesë minuta të tregon gjithçka që duhet të dish”, ka deklaruar Cucurella.

Sipas tij, portugezi di të përshtatë komunikimin varësisht nga karakteri i secilit futbollist.

Kjo qasje, e kombinuar me njohuritë taktike dhe autoritetin e tij, ka bërë që Mourinho ta fitojë besimin e skuadrës në një kohë rekord. 

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Foshnja 11-muajshe shpëtohet në Karolinën e Jugut pasi babai e kishte varrosur të gjallë në një kafaz qeni

Foshnja 11-muajshe shpëtohet në Karolinën e Jugut pasi babai e kishte varrosur të gjallë në një kafaz qeni

Bordi i KOK-ut konstaton: Prishtina 2030 në rrezik

Bordi i KOK-ut konstaton: Prishtina 2030 në rrezik