Juventusi synon një tjetër transferim nga Tottenhami, vë në shënjestër yllin italian

Juventusi synon një tjetër transferim nga Tottenhami, vë në shënjestër yllin italian

Juventusi synon një tjetër transferim nga Tottenhami, vë në shënjestër yllin italian

Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit italian, Destiny Udogie, nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të janarit, duke synuar ta vazhdojë bashkëpunimin me klubin anglez.

Sponsor 3M Express

Dy klubet kanë krijuar marrëdhënie të mira në muajt e fundit, pas disa marrëveshjeve të realizuara, përfshirë huazimet e portierit Guglielmo Vicario dhe mesfushorit Pape Matar Sarr.

Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, Udogie mund të jetë futbollisti i radhës që largohet nga Tottenhami për t’iu bashkuar skuadrës nga Torino.

Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për ta përforcuar ekipin e trajnerit Luciano Spalletti dhe për këtë arsye ka orientuar vëmendjen drejt Premierligës.

Objektivi kryesor i bardhezinjve është Rayan Ait-Nouri i Manchester Cityt, por arritja e një marrëveshjeje për transferimin e tij konsiderohet e vështirë.

Në këtë situatë, Udogie është shfaqur si një alternativë serioze për Juventusin. Mbrojtësi italian po kërkon një ambient të ri ku do të mund ta rikthejë vetëbesimin dhe formën fizike, pas problemeve të vazhdueshme me lëndimet.

Gjatë këtij sezoni, ai ka regjistruar shtatë paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Tottenhamit.

Klubi anglez e kishte transferuar Udogien nga Udinese në vitin 2022, për shumën prej 18 milionë eurosh, me mundësinë e pagesës së shtatë milionë eurove të tjera në formë bonusesh.

Udogie debutimin me ekipin e parë të Italisë e kishte bërë në tetor të vitit 2023, pikërisht nën drejtimin e Luciano Spallettit, i cili aktualisht është trajner i Juventusit.

Megjithatë, mbrojtësi nuk është ftuar në përfaqësuesen italiane për më shumë se një vit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi dy herë me kokë në ballë – merret vendimi për 30-vjeçarin në Vushtrri

Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi dy herë me kokë në ballë – merret vendimi për 30-vjeçarin në Vushtrri

Denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike në Pejë, gruaja largohet nga shtëpia dhe strehohet te prindërit – Policia në kërkim të 37-vjeçarit

Denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike në Pejë, gruaja largohet nga shtëpia dhe strehohet te prindërit – Policia në kërkim të 37-vjeçarit

Kaos në aeroportet amerikane, SHBA rihap hapësirën ajrore për fluturimet pas pesë orësh ndërprerje

Kaos në aeroportet amerikane, SHBA rihap hapësirën ajrore për fluturimet pas pesë orësh ndërprerje