Juventusi ndalet nga Rennes në Ligën e Evropës

Juventusi ndalet nga Rennes në Ligën e Evropës

Juventusi ndalet nga Rennes në Ligën e Evropës

Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Rennes, në kuadër të xhiros së tretë për fazën e Ligës të Ligës së Evropës.

Sponsor 3M Express

“Bianconerët” u ndalën në një barazim 2-2 në sfidën që shënuan edhe në një herë në fund, por golin e anuloi VAR-i.

Zeki Celik pas vetëm pesë minutave lojë e kaloi Juventusin në epërsi (5’).

Mirëpo, Rennes me një aksion të bukur e barazuan falë Mousa Tamari që shënoi me një goditje të bukur (15’).

Mysafirët pastaj arritën edhe ta përmbysin përmes Boulaye Dia që realizoi nga pika e bardhë pasi Luiz e preku topin me dorë (43’).

Juventusi u kthye në lojë falë Nick Woltmade që shënoi nga pika e bardhë (67’).

“Bianconerët” e realizuan edhe golin e përmbysjes falë Jhon Lucumi, por pas rishikimit të VAR-it u anulua për një pozitë jashtë loje.

Kësisoj, Juventusi qëndron në pozitën e katërt me shtatë pikë ndërsa Rennes zënë pozitën e 13-të me pesë sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Juventusi ndalet nga Rennes në Ligën e Evropës | Momenti