Juventusi ka pësuar humbje të thellë me rezultat 3:0 në udhëtim te Como, në kuadër të javës së 13-të të Serie A, në një ndeshje që u komprometua që në fillim për ekipin e drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti.

Skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak që në minutën e pestë, pasi Randal Kolo Muani u ndëshkua me karton të kuq për një reagim ndaj futbollistit të Comos, Álex Valle.
Vendasit shfrytëzuan epërsinë numerike dhe kaluan në avantazh në shtesën e pjesës së parë, me golin e shënuar nga Nico Paz në minutën 45+1. Në pjesën e dytë, Anastasios Douvikas dyfishoi dhe vulosi fitoren e Comos me dy gola, në minutat 63 dhe 80, për rezultatin përfundimtar 3:0.
Ndërkohë, Edon Zhegrova e ndoqi të gjithë sfidën nga stoli i rezervave, duke mos u aktivizuar asnjë minutë pavarësisht disavantazhit të Juventusit dhe nevojës për freskim në lojë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





