Mijëra familje në Has mbi 20 orë pa rrymë, banori: Skandaloze, ku është përgjegjësia e KEDS?

Mijëra familje në Has mbi 20 orë pa rrymë, banori: Skandaloze, ku është përgjegjësia e KEDS?

Mijëra familje në Has mbi 20 orë pa rrymë, banori: Skandaloze, ku është përgjegjësia e KEDS?

Ardian Qenaj, banor i rajonit të Hasit ka reaguar ndaj ndërprerjes së gjatë të energjisë elektrike, duke thënë se mijëra familje kanë mbetur më shumë se 20 orë pa rrymë, pas reshjeve të lehta të borës.

Sponsor 3M Express

Ai në një mesazh drejtuar redaksisë së Insajderit ka kritikuar KEDS-in për gjendjen e përsëritur ndër vite, duke rikujtuar edhe premtimet që, sipas tij, ishin dhënë nga përfaqësuesit e kompanisë në një takim të mbajtur në Prizren.

“Sot, pas një reshjeje të lehtë bore, mijëra familje në rajonin e Hasit kanë mbetur për më shumë se 20 orë pa energji elektrike. Kjo është e papranueshme dhe skandaloze për një vend që po përgatitet të hyjë në vitin 2027”, ka thënë ai.

Banori ka ngritur pikëpyetje nëse Hasi ishte premtuar se do të trajtohej si prioritet në investime dhe në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.

Sipas tij, pavarësisht premtimeve dhe arsyetimeve ndër vite, gjendja nuk ka ndryshuar, ndërsa edhe reshjet e pakta të borës po shkaktojnë ndërprerje të gjata të energjisë.

“E ndërsa pak ditë na ndajnë nga kthimi i shumë bashkatdhetarëve tanë në vendlindje, çfarë mikpritjeje i pret ata? Një vend ku edhe një reshje e lehtë bore mjafton për të lënë familje të tëra pa energji elektrike”.

Ai ka kërkuar nga KEDS-i dhe institucionet përkatëse që të japin llogari për gjendjen e rrjetit elektrik, investimet dhe mirëmbajtjen e tij.

“Ku janë investimet? Ku është mbikëqyrja? Ku është përgjegjësia e KEDS-it dhe e institucioneve përkatëse?”, ka pyetur ai. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sabah Kerjota vazhdon të shkëlqejë, regjistron asistin e gjashtë këtë sezon

Sabah Kerjota vazhdon të shkëlqejë, regjistron asistin e gjashtë këtë sezon

Manuel Neuer paralajmëron pensionimin: Ky mund të jetë viti im i fundit i karrierës

Manuel Neuer paralajmëron pensionimin: Ky mund të jetë viti im i fundit i karrierës

Rusia sulmoi Ukrainën me mbi 3.500 dronë, bomba dhe raketa gjatë javës së kaluar, thotë Zelensky

Rusia sulmoi Ukrainën me mbi 3.500 dronë, bomba dhe raketa gjatë javës së kaluar, thotë Zelensky