Jona emocionon me një poezi kushtuar grave të vrara

Jona emocionon me një poezi kushtuar grave të vrara

Jona emocionon me një poezi kushtuar grave të vrara

Aktivistja Jona Krasniqi ka prezantuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova një poezi kushtuar grave të vrara.

Sponsor 3M Express

Ajo ka lexuar vargje prekëse, të shkruara në letër, para banorës Arlinda.

Poezia trajton fenomenin e dhunës ndaj grave në Kosovë në përgjithësi, megjithatë disa prej vargjeve lidhen në mënyrë indirekte edhe me rastin tragjik të Arlinda Zekajt, gruas që dyshohet se u vra me mjet të mprehtë nga kunati i saj.

Leximi i poezisë kishte një ngarkesë të fortë emocionale dhe mori komente të shumta pozitive nga ndjekësit e spektaklit, bazuar në reagimet në postimin e publikuar në Instagram.

“Edhe sa here duhet me u vra, e me u rrahë, e sa here duhet me protestu, derisa mësoheni me vlerësu, mentaliteti nuk është puna jonë, është tu i vra gratë e tonë”, ishin disa prej vargjeve që kishte ndërthurur Jona.

Banorja e BBVK-së njihet si aktiviste e zëshme për të drejtat e grave. Megjithatë, kohëve të fundit ajo është përballur edhe me kritika nga influencerja Doresa e cila gjatë përballjes në BBVK, e kishte kritikuar Jonën dhe i tha se ajo nuk përfaqësonte denjësisht kauzën. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arrestimi i dy personave për fabrikën e kërpudhave: Vjen reagimi i Valon Llukës

Arrestimi i dy personave për fabrikën e kërpudhave: Vjen reagimi i Valon Llukës

Fetoshi: Dialogu nuk është në agjendën e afërt, BE-ja do të fokusohet te formimi i qeverisë në Serbi

Fetoshi: Dialogu nuk është në agjendën e afërt, BE-ja do të fokusohet te formimi i qeverisë në Serbi

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren