Letra e Arlindës drejtuar institucioneve e fotografia e saj po qëndrojnë në mes te sheshit të Pejës.
Pak metra nga aty është qendra për Punë Sociale e kësaj komune, e cila është hallka kryesore në mesin e institucioneve në rastet e dhunës në familje, e për të cilët ishte ankuar Arlinda para se të vritej.

“Drejtoresha e qendrës për punë sociale në komunën e Pejës nuk ka pranuar të flas për mediat, me arsyetimin se janë të zënë dhe janë duke u marr me rastin..”
Pas vrasjes së Arlindës e arrestimit të ish-bashkëshortit te saj, fëmija 12 vjecar ka mbetur në duar të shtetit.
“Për këtë çështje duhet të i drejtoheni qendrës për sociale, e cila është kompetencë e saj, por si prokurori në bazë të informacioneve që kemi fëmija gjendet në një prej strehimoreve në Kosovë..”, deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore së Pejës, Shkodran Nikçi.
I dyshuari që ia mori jetën Arlindës, Albert Sylaj vazhdon të jetë në arrati.
“Është autorizu policia e Kosovës që ti ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, ndërkohë ka qenë edhe lokalizimi dhe arrestimi i personit të dyshuar, bashkë me policinë e Kosovës janë duke u ndërmarr veprime intenzive në mënyrë që të lokalizohet personi i dyshuar dhe të arrestohet dhe sic e dini dje policia e Kosovës ka kërkuar ndihëm e qytetarëve për të lokaliziuar personin e dyshuar”, tha Nikçi.
Dukagjini ka siguruar listën e evidencës së dosjes së Albert Sylajt, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë.
Nga viti 2003 deri në vitin 2026, në evidencën e tij figurojnë gjithsej 11 raste për vepra të ndryshme penale. Për këtë çështje pyetje kemi dërguar në Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
E Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i viktimës u soll në Gjykatë këtë të martë pas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë meqë i njëjti nuk kishte përfillur urdhrin e gjykatës, të cilin e raportoi e ndjera vetëm pak orë para se të vritej.
Asnjë fjalë nuk kishte kur u pyet për vrasjen e Arlindës nga vëllai i tij.
Pikërisht para kësaj Gjykate, nxënës të shkollave të Pejës së bashku me qytetarë protestuan duke kërkuar drejtësi për Arlindën.
“Presim me zbardh, mos me ndodh ma çka po ndodhë..”, u shpreh një protestuese.
Arlinda Zekaj, u vra me sëpatë mbrëmjen e së dielës, vetëm pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor i Pejës ku e kishte denoncuar ish-bashkëshortin e saj dhe familjarë të tij për qëndrim të paligjshëm në shtëpinë e saj, meqenëse Gjykata, sipas një urdhri mbrojtës e kishte lënë të jetonte në një shtëpi me të.
Burimi: Dukagjini




