“Jepni dorëheqje”, protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

“Jepni dorëheqje”, protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

“Jepni dorëheqje”, protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Me thirrjet “Jepni dorëheqje”, “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, qytetarët kanë protestuar të mërkurën në Prishtinë, duke kërkuar llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, më 25 tetor.

Protesta kombëtare, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, nisi në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga protestuesit marshuan drejt institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, Policinë dhe Qeverinë e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Para Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Protestës iu bashkuan edhe familjarët e Arlinda Zekajt.

“Gjumi s’ka me iu nxanë”, pankarta me fotografitë e Gërvallës dhe Vuçetajt në protestën për vrasjen e Arlinda Zekajt

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Kurti dhe Dukaj diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malit të Zi

Kurti dhe Dukaj diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malit të Zi

KGJK-ja përfundon raportin për rastin e Arlinda Zekajt: Gjykata i kishte caktuar urdhër mbrojtjeje

KGJK-ja përfundon raportin për rastin e Arlinda Zekajt: Gjykata i kishte caktuar urdhër mbrojtjeje

5 Best Polish Alternatives to OVH for Business

5 Best Polish Alternatives to OVH for Business