Jensen Huang ka 40 xhaketa lëkure dhe i vesh edhe në vapën më të madhe – njëra prej tyre u shit për mbi 800 mijë euro

Jensen Huang, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike Nvidia, është bërë i njohur për koleksionin e tij të xhaketave prej lëkure, të cilat i vesh pothuajse në çdo paraqitje publike, madje edhe gjatë temperaturave të larta të verës.

Sponsor 3M Express

Ai vlerësohet se zotëron nga 30 deri në 40 xhaketa të tilla, ndërsa njëra prej modeleve të tij të preferuara, e dizajnuar nga Tom Ford, u shit në një ankand të Sotheby’s në korrik për 960 mijë dollarë, apo rreth 866 mijë euro.

Xhaketa prej lëkure është kthyer në simbolin e tij të stilit prej më shumë se dy dekadash, duke e bërë të dallueshëm mes drejtuesve të tjerë të industrisë së teknologjisë.

Jensen

Megjithatë, imazhi i tij publik është vënë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të një skandali që lidhet me një lidhje të pretenduar jashtëmartesore me një biznesmene kineze, për të cilën mediat raportuan se dyshohej nga shërbimet amerikane të inteligjencës për përcjellje informacioni te qeveria kineze.

Huang ka kërkuar falje për veprimet e tij, teksa Pekini ka mohuar përfshirjen në spiunazh.

Pas publikimit të skandalit, në rrjetet sociale qarkulloi edhe një fotografi e manipuluar me inteligjencë artificiale, ku Huang shfaqej me një xhaketë Saint Laurent.

Jensen

Fotografia u përhap shumë, por më vonë u bë e ditur se xhaketa ishte shtuar përmes AI-së në një imazh të vjetër.

Tashmë, vëmendja është përqendruar edhe te paraqitja e tij e mundshme para komiteteve të Kongresit amerikan, më 18 nëntor, ku pritet të përgjigjet për çështjet që lidhen me këtë aferë.

Një nga kuriozitetet është nëse do të paraqitet sërish me xhaketën e tij karakteristike prej lëkure apo do të zgjedhë një kostum klasik. /Telegrafi/

Jensen

Lexo edhe

E pranon ministri i Sportit: Kemi vështirësi për Lojërat Mesdhetare

E pranon ministri i Sportit: Kemi vështirësi për Lojërat Mesdhetare

Gjen portofolin me mbi 650 euro në Gjakovë, qytetari ia dorëzon Policisë

Gjen portofolin me mbi 650 euro në Gjakovë, qytetari ia dorëzon Policisë

Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë rritje pagash e pagë të 13-të

Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë rritje pagash e pagë të 13-të