Jeni nga ata burra që nuk sëmuren kurrë? Ja pse kontrollet shëndetësore nuk duhet të neglizhohen

Jeni nga ata burra që nuk sëmuren kurrë? Ja pse kontrollet shëndetësore nuk duhet të neglizhohen

Jeni nga ata burra që nuk sëmuren kurrë? Ja pse kontrollet shëndetësore nuk duhet të neglizhohen

Shumë burra i shmangin vizitat te mjeku, duke besuar se përderisa nuk kanë dhimbje apo simptoma, janë plotësisht të shëndetshëm.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se disa probleme shëndetësore mund të zhvillohen për vite me radhë pa dhënë shenja të dukshme.

Sipas specialistëve, nivelet e larta të sheqerit dhe yndyrave në gjak, problemet me mëlçinë, veshkat dhe prostatën mund të zbulohen vetëm përmes analizave laboratorike.

Foto ilustruese

Për këtë arsye, rekomandohen kontrolle parandaluese edhe kur personi ndihet mirë.

Një rast i përmendur nga specialistja e biokimisë mjekësore, Vesna Gluvic-Celic, tregon se sa të rëndësishme janë këto kontrolle.

Një 23-vjeçar, i cili merrej me sport, nuk pinte duhan dhe as alkool, kishte rezultate shqetësuese në analiza, përfshirë nivel të lartë të glukozës dhe triglicerideve, si dhe rezistencë ndaj insulinës, ndonëse nuk kishte simptoma të dukshme.

Specialistët këshillojnë që analizat bazë të gjakut të kryhen të paktën një herë në vit, ndërsa kontrolli i PSA-së për prostatën rekomandohet pas moshës 50-vjeçare.

Personat që kanë histori familjare të diabetit, kancerit të prostatës apo sëmundjeve kardiovaskulare mund të kenë nevojë për kontrolle më të shpeshta, sipas këshillës së mjekut.

Gjithashtu, rëndësi ka edhe përgatitja para analizave: rekomandohet që gjaku të merret në mëngjes, esëll, duke shmangur një ditë më parë alkoolin, ushqimin e tepërt dhe aktivitetin e rëndë fizik.

Mesazhi i specialistëve është i qartë: mungesa e dhimbjeve nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjithçka është në rregull.

Kontrollet e rregullta mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të problemeve dhe në parandalimin e komplikimeve serioze. /Telegrafi/

Lexo edhe

Policia ndalon një veturë në Skenderaj, i gjen të dyshuarit një pistoletë me gjashtë fishekë

Policia ndalon një veturë në Skenderaj, i gjen të dyshuarit një pistoletë me gjashtë fishekë

Carlos Alcaraz shpallet fitues i ATP Finals për herë të parë

Carlos Alcaraz shpallet fitues i ATP Finals për herë të parë

Rreth 300 raste me fruth në Kosovë, mjekët apelojnë për vaksinim|Video

Rreth 300 raste me fruth në Kosovë, mjekët apelojnë për vaksinim|Video