Policia ndalon një veturë në Skenderaj, i gjen të dyshuarit një pistoletë me gjashtë fishekë

Policia ndalon një veturë në Skenderaj, i gjen të dyshuarit një pistoletë me gjashtë fishekë

Policia ndalon një veturë në Skenderaj, i gjen të dyshuarit një pistoletë me gjashtë fishekë

Një armë zjarri është konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolli rutinor në Skenderaj.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave të tyre në terren kanë ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit të ushtruar, te një person i dyshuar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë fishekë.

Pas zbulimit të armës, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Skenderaj, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Enca ‘habit’ me veshjen e saj, shfaqet provokuese

Enca ‘habit’ me veshjen e saj, shfaqet provokuese

Dita e Alfabetit: Gjuha shqipe sot, mes inovacionit dhe leximit (VIDEO)

Dita e Alfabetit: Gjuha shqipe sot, mes inovacionit dhe leximit (VIDEO)

Nga Elizabeth Taylor te Princesha Diana, kush ishte argjendari i famshëm që ndërroi jetë?

Nga Elizabeth Taylor te Princesha Diana, kush ishte argjendari i famshëm që ndërroi jetë?