“Jemi të gatshëm për Izraelin”, çka paralajmëroi Foda?

“Jemi të gatshëm për Izraelin”, çka paralajmëroi Foda?

“Jemi të gatshëm për Izraelin”, çka paralajmëroi Foda?

Kombëtarja e Kosovës po i bën gati “armët” e fundit para përballjes së rëndësishme të së shtunës kundër Izraelit, në kuadër të UEFA Nations League. Trajneri Franco Foda, është shfaqur i vendosur dhe optimist gjatë ditës së djeshme para gazetarëve, duke konfirmuar se “Dardanët” janë plotësisht të gatshëm për të kërkuar fitoren në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Ndeshja e parafundit e këtij edicioni do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova synon tri pikë të arta përballë një kundërshtari aspak të lehtë.

Pavarësisht se skuadra po përballet me disa mungesa, tekniku gjerman nuk e ka fshehur besimin te grupi aktual, ndërsa ka lënë të kuptohet se në fushë mund të shohim edhe emra të rinj që mund të befasojnë.

“Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Izraelit. Kemi punuar mirë dhe na ka mbetur stërvitja përfundimtare, ku do të punojmë në aspektin taktik. Kemi mungesa, por kemi mjaftueshëm lojtarë në dispozicion dhe u besojmë atyre. Mund të ketë edhe ndonjë befasi, me ndonjë lojtar që mund të ftohet”, u shpreh Foda.

Sa i përket prurjeve të reja në kampin dardan, Foda ka pranuar se lojtarët si Kamberi, Enisi dhe Kurtulushi kanë lënë mbresa të shkëlqyera dhe kanë gjasa reale të jenë pjesë e formacionit titullar që nga minuta e parë. Ai ka nënvizuar se përzgjedhja e njëmbëdhjetëshes bazë nuk diktohet nga mungesat, por nga vizioni dhe idetë e qarta taktike që stafi teknik ka përgatitur për këtë sfidë.

Gjithashtu, përzgjedhësi i Kosovës ka shprehur kënaqësinë e tij të veçantë për vendimin e Lutfi Dalipit, i cili ka zgjedhur të veshë fanellën e Kosovës.

Një mesazh të drejtpërdrejtë Foda e pati edhe sa i përket gjendjes së terrenit në “Fadil Vokrri”, duke larguar çdo dilemë dhe duke i prerë rrugën çdo justifikimi të mundshëm nga ana e mysafirëve. Sipas tij, tapeti i gjelbër është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me përballjen e kaluar ndaj Austrisë, ndaj Izraeli nuk ka asnjë arsye për t’u ankuar.

Duke analizuar kundërshtarin, Foda vlerësoi lart përgatitjen e izraelitëve dhe rikujtoi se përballjet e deritanishme mes dy ekipeve kanë qenë gjithmonë të forta e me rezultate të ngushta, çka kërkon nga Kosova angazhim maksimal dhe lojë në nivelin më të lartë për të mbajtur fitoren në shtëpi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

U transportua me autoambulancë pa drita e sirenë, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 43-vjeçares në Klinë –  intervistohet stafi mjekësor

U transportua me autoambulancë pa drita e sirenë, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 43-vjeçares në Klinë – intervistohet stafi mjekësor

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh, arrestohen disa persona

Kontrolle në gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, tre persona përfundojnë në pranga

Kontrolle në gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, tre persona përfundojnë në pranga