Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Në urimin e tij, Jashari ka shprehur respekt dhe mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e pjesëtarëve të FSK-së në shërbim të vendit.

Ai ka thënë se falë përkushtimit dhe punës së tyre të palodhshme, FSK-ja sot është më e përgatitur dhe po rreshtohet krah për krah me partnerët ndërkombëtarë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.

Sponsor 3M Express

“Falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që në këtë ditë të kujtohen dhe nderohen sakrificat e brezave që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

Komandanti i FSK-së ka falënderuar të gjithë pjesëtarët për shërbimin ndaj atdheut dhe punën në ngritjen e avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!”, ka theksuar Jashari.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | 3 milionë euro dëm sipas aktakuzës, por të akuzuares Rozeta Hajdarit s’i bën vonë të paraqitet në gjykatë – dështon seanca për rezervat shtetërore

LEX | 3 milionë euro dëm sipas aktakuzës, por të akuzuares Rozeta Hajdarit s’i bën vonë të paraqitet në gjykatë – dështon seanca për rezervat shtetërore

Si t’i mbani çorapet e bardha të bardha për një kohë të gjatë, këshilla për zhytje, larje dhe tharje

Si t’i mbani çorapet e bardha të bardha për një kohë të gjatë, këshilla për zhytje, larje dhe tharje

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Gjakovë, një rast tjetër po hetohet në Rahovec

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Gjakovë, një rast tjetër po hetohet në Rahovec