“Jam gati”, Florian Marku jep sinjalin e madh për rikthim në boks

“Jam gati”, Florian Marku jep sinjalin e madh për rikthim në boks

“Jam gati”, Florian Marku jep sinjalin e madh për rikthim në boks

Boksieri shqiptar Florian Marku ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij në ring mund të jetë më afër se kurrë, pas një periudhe të gjatë larg ndeshjeve.

Sponsor 3M Express

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Marku ka zbuluar se i ka munguar atmosfera e boksit, emocionet para përballjeve dhe mbështetja e tifozëve shqiptarë, duke dhënë sinjale se mund të jetë pranë një marrëveshjeje për një ndeshje të re.

“Ka kaluar shumë kohë që nga ndeshja ime e fundit dhe më ka munguar çdo moment: lidhja e duarve në dhomën e zhveshjes, zhurma e publikut para daljes në ring dhe ai çast i papërshkrueshëm pak para gongut të parë. Kur e ke përjetuar njëherë, nuk e harron kurrë”, ka shkruar Marku.

Boksieri shqiptar ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka zbuluar se mes shumë telefonatave që ka marrë, njërës prej tyre ka vendosur t’i përgjigjet.

“Erdhën shumë telefonata. Njërës iu përgjigja. Jam gati”, ka përfunduar Marku, duke shtuar edhe më shumë mister rreth rikthimit të mundshëm me pyetjen: “Kush mendoni se ishte në anën tjetër të telefonit?”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës

Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës

​Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

​Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

Arian Nevzati, shqiptari që po shënon sukses në fizioterapi dhe akademi në Zvicër

Arian Nevzati, shqiptari që po shënon sukses në fizioterapi dhe akademi në Zvicër