Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë

Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë

Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë

Shoferët që qarkullojnë me shpejtësi tepër të ulët në segmente të caktuara të autostradave në Itali mund të përballen në të ardhmen me gjoba deri në 160 euro. Masa synon të përmirësojë rrjedhën e trafikut dhe të shmangë pengesat në qarkullim.

Sponsor 3M Express

Rregulli i ri fillimisht do të zbatohet në autostradat me gjashtë korsi dhe pritet të përfshihet së shpejti në legjislacionin italian, raportojnë portali ligjor italian “Brocardi” dhe uebfaqja informative zvicerane “Blue News”, sipas dpa, transmeton Klankosova.tv.

Çdo vit, miliona turistë udhëtojnë nëpër autostradat italiane. Sipas agjencisë italiane për mbrojtjen e mjedisit ISPRA, gjatë vitit 2024 rreth 40.7 milionë vizitorë të huaj hynë në Itali me vetura, që përbënin afro 46 për qind të të gjitha hyrjeve të vizitorëve ndërkombëtarë.

Sipas raportimeve, propozimi parasheh një shpejtësi minimale prej 100 kilometrash në orë në korsinë që ndodhet menjëherë pranë ndarëses së mesit të autostradës. Bëhet fjalë për segmentet që kanë të paktën tri korsi në secilin drejtim.

Megjithatë, parashihen edhe përjashtime nga ky rregull, në rastet kur sinjalistika rrugore përcakton një shpejtësi tjetër ose kur kushtet e qarkullimit kërkojnë lëvizje më të ngadalshme.

Këtu përfshihen mjegulla e dendur, reshjet e mëdha të shiut, aksidentet, punimet në rrugë dhe kolonat e automjeteve.

Gjoba prej 40 deri në 160 euro është pjesë e projektit të Kodit të ri Rrugor, i cili u miratua nga Këshilli i Ministrave në tetor dhe më pas iu dorëzua Parlamentit. Teksti përfundimtar i tij ende pritet të miratohet.

Në Gjermani, ku një pjesë e madhe e rrjetit të autostradave nuk ka kufizime të shpejtësisë, nuk ekziston një ligj që ndalon drejtpërdrejt vozitjen e ngadalshme. Megjithatë, pengimi i rrjedhës së trafikut konsiderohet kundërvajtje administrative dhe dënohet me një gjobë të vogël.

Në shumë shtete, shoferët që lëvizin dukshëm më ngadalë se pjesa tjetër e trafikut mund të gjobiten për vozitje të pakujdesshme ose të papërgjegjshme.

Edhe në Itali, vozitja pa arsye me shpejtësi tepër të ulët, kur pengon qarkullimin ose rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik, është e ndaluar. Një rregull i tillë zbatohet edhe në Zvicër. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Hulumtim: Rreth 90 për qind e fëmijëve përdorin inteligjencën artificiale gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë

Hulumtim: Rreth 90 për qind e fëmijëve përdorin inteligjencën artificiale gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë

Franco Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës

Franco Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës

Tri fytyra të reja në listën e Spanjës për ndeshjet e nëntorit

Tri fytyra të reja në listën e Spanjës për ndeshjet e nëntorit