Katër drejtues automjetesh janë privuar nga liria në Tetovë dhe rrethinë pasi që morën pjesë në fatkeqësi rrugore, ndërsa kontrollet policore treguan se i kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, pa patent shofer apo gjatë ndalesës aktive për drejtim të automjetit motorizues.

Nga SPB Tetovë informojnë se më 28.11.2026, në orën 11:00, në Tetovë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë i hoqën lirinë M.H. (44) nga Tetova. Paraprakisht, ai me automjet udhëtarësh „Shkoda“, me targa të Tetovës, ishte përfshirë në një aksident rrugor me lëndime trupore, ndërsa pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se automjetin e kishte drejtuar nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,92 promilë alkool në gjak, si dhe nën masën e ndalimit aktiv për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B.
Ditën e njejtë, në orën 15:25, në rrugën rajonale Shkup–Tetovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë i hoqën lirinë R.A. (30) nga fsh. Cerovë, rrethina e Tetovës. Ai me automjet udhëtarësh „Volkswagen Golf“, me targa të Tetovës, ishte përfshirë në një aksident rrugor me lëndime trupore, me ç’rast është konstatuar se automjetin e kishte drejtuar pa patentë shoferi.
Në rastin e tretë, më 29.11.2026, në orën 02:30, në rrugën rajonale Tetovë–Shkup, në fsh. Zhelinë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë të SPB Tetovë u heqoën lirinë A.L. (22) nga fsh. Llarcë, rrezthina e Tetovës dhe B.Sh. (49) nga fsh. Saraçinë, rrethina e Tetovës.
Ata paraprakisht ishin përfshirë në një aksident rrugor me një automjet udhëtarësh „Volkswagen Golf“, të cilin e drejtonte A.L. dhe një automjet udhëtarësh „Saab“, të cilin e drejtonte B.Sh., të dy me targa të Tetovës. Ndërkaq, pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se A.L. e kishte drejtuar automjetin gjatë kohës së masës aktive të ndalimit për drejtimin e automjetit, ndërsa te B.Sh. janë matur 1,94 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të ngjarjeve, kundër personave do të paraqiten kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal





