Policia apelon për kujdes në trafik në rajonin e Ferizajt, bora dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave që kanë përfshirë rajonin gjatë natës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në këtë rajon janë të kalueshme, megjithatë në disa zona malore qarkullimi po zhvillohet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.

Ndërkohë, kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar vazhdimisht në terren, ndërsa njësitet policore po përcjellin situatën në koordinim me institucionet përkatëse.

Policia u ka bërë thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin pajisjet dimërore.

“Njëkohësisht, kërkojmë nga shoferët e automjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me kushte të vështira atmosferike dhe të tregojnë përgjegjësi të shtuar gjatë gjithë kohës së qarkullimit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë përcjelljen e situatës dhe intervenimin sipas nevojës për të garantuar sigurinë në trafik. /Telegrafi/

Lexo edhe

100 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj

100 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj

Nesër përfundon debati rreth amendamenteve për buxhetin e vitit 2027

Nesër përfundon debati rreth amendamenteve për buxhetin e vitit 2027

Bosnja dhe Hercegovina dëbon katër shtetas iranianë, dyshohet se merreshin me spiunazh

Bosnja dhe Hercegovina dëbon katër shtetas iranianë, dyshohet se merreshin me spiunazh