Ish-shefi i Nvidia-s akuzohet për poshtërimin dhe kërcënimin e punonjësve: Do t’ju shkëpus krahët dhe do t’ju rrah me ta

Ish-drejtuesi i kompanisë Nvidia, Jensen Huang, për dekada ka përdorur gjuhë fyese, poshtëruese dhe kërcënuese ndaj punonjësve të tij, sipas një raportimi të gazetës amerikane “The New York Times”.

Sponsor 3M Express

Dëshmitë e punonjësve përshkruajnë një kulturë të ashpër pune, në të cilën Huang, sipas tyre, nuk hezitonte të përdorte kërcënime të rënda dhe fyerje personale ndaj vartësve.

Në mesin e shprehjeve që ai përdorte ishte kërcënimi se do t’ua “shkëpuste majën e kokës dhe do të urinonte mbi trurin e tyre”, si dhe se do t’ua “shkëpuste të dy krahët dhe do t’i rrihte deri në vdekje me ta”.

Në një rast tjetër, ai i kishte thënë një drejtuesi të lartë të kompanisë se nëna e tij do të duhej ta kishte abortuar.

Sipas raportimit, Huang e arsyetonte këtë qasje ndaj punonjësve me bindjen se presioni ekstrem ishte mënyrë për t’i shtyrë ata drejt rezultateve më të mira.

“Do të preferoja t’ju torturoja derisa të arrini madhështinë, sepse besoj tek ju”, ishte shprehja me të cilën ai e justifikonte sjelljen e tij.

Raportimi hedh dritë mbi stilin e drejtimit të një prej figurave më të fuqishme të industrisë së teknologjisë dhe mbi kulturën e punës brenda kompanisë që është bërë një nga emrat kryesorë në zhvillimin e inteligjencës artificiale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kane zbulon futbollistin që e sheh si fitues të Topit të Artë në vitin 2027

Kane zbulon futbollistin që e sheh si fitues të Topit të Artë në vitin 2027

Policia publikon video nga dy operacione, arrestimi i pesë personave – sekuestrohen drogë, armë dhe para

Policia publikon video nga dy operacione, arrestimi i pesë personave – sekuestrohen drogë, armë dhe para

Zajkova: Nuk më intereson kush janë prindërit e dhunuesit në Ohër, nëse e kanë ndihmuar, duhet të mbajnë përgjegjësi

Zajkova: Nuk më intereson kush janë prindërit e dhunuesit në Ohër, nëse e kanë ndihmuar, duhet të mbajnë përgjegjësi