Ish-këshilltari i Veselit për gjykimin në Hagë: Pikëpamjet e BE-së në raport me Kosovën nganjëherë janë raciste (VIDEO)

Avni Bytyçi, ish-këshilltar i Kadri Veselit dhe pjesëtar i ekipeve mbrojtëse në Hagë, ka kritikuar mënyrën se si Bashkimi Evropian dhe disa shtete të perëndimit, sipas tij, e trajtojnë Kosovën në raport me standardet e drejtësisë.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Bytyçi ka folur për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe çështjen e Apelit, duke i cilësuar gjashtë vitet e fundit si periudhë të vështirë për mbrojtjen.

“…Sa i përket mbrojtjes, për ne beteja ka qenë në Gjyq, kanë qenë 6 vite të vështira, jo për shkak të përfundimit por mënyra se si është administruar drejtësia në Dhomat e Specializuara… Dua ta them publikisht, pas 6 vitesh, pikëpamjet e perëndimit Bashkimit Evropian në raport me Kosovën, pothuajse nganjëherë janë edhe raciste, për arsye se pas 6 vitesh në Dhomat e Specializuara, me gjithë problemet që i ka Kosova, mënyrën se si janë zhvilluar procedurat në atë Gjykatë, ata nuk mund ta përqeshin Kosovën për një standard më të ulët të Drejtësisë, të jeni të bindur ka gjykime të drejta në Kosovë që janë bërë në një standard më të lartë…”, deklaroi ai.

Lexo edhe

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori

Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit

Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit