Ish-hetuesi: PSRK e ka prishur rastin për pastrim parash

Ish-hetuesi: PSRK e ka prishur rastin për pastrim parash

Ish-hetuesi: PSRK e ka prishur rastin për pastrim parash

Aktvendimi për fillimin e hetimeve ndaj Rexhajt krahas fajdes ishte marrë edhe për kryerjen e veprës penale “Detyrim”.

Sponsor 3M Express

Mirëpo, prokurorja nuk ka dhënë përgjigje se cili është epilogu i këtij hetimi, meqë aktakuza ishte ngritur vetëm për fajde.

Kodi i Procedurës Penale lejon që në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Prokuroria të heq dorë nga ndjekja penale për ndonjë vepër tjetër. Mirëpo, heqja dorë nga ndjekja penale për veprën ”Detyrim” nuk është përfshirë as në marrëveshje.

Për këtë, as “Dosja” nuk ka arritur të gjejë ndonjë aktvendim për pushim të hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale.

Ndërsa, Rexhaj ka thënë se hetimet për detyrimin janë mbyllur me arritjen e marrëveshjes, përkundër se kjo nuk thuhen në të.

“Rexha: Me mu ka përfundu atë ditë çdo gja a je tu më kuptu?

Gazetarja: Kur atë ditë, kur e keni mbërri marrëveshjen?

Rexhaj: Qat ditë kur e kemi mbërri marrëveshjen, çdo gja u mbyllë ajo punë”.

Në anën tjetër, lënda ndaj Rexhajt kishte përfunduar në Prokurorinë Speciale pikërisht me dyshimet për pastrim parash.

“Ish-rreshteri Gashi: Gjatë hetimeve tona përpos veprës bazë, ne kemi siguruar dëshmi se ka dëshmi që është duke u bë edhe pastrimi i parave në këtë rast. Sepse i njëjti nuk posedon asnjë të ardhur ligjore në Kosovë apo në vendin ku ka jetu në Zvicër. Sepse ne kemi bërë përmes Prokurorisë Themelore kemi bë kërkesë në autoritet zvicerane të cilat na kanë qu raportin komplet për të gjitha transaksionet që ka bërë Aslan Rexhaj dhe a posedon ndonjë biznes të ligjshëm në shtetin e Zvicrës. Pra është negativ që s’ka as biznes po s’ka as të ardhura, por në bazë të raportit rezulton që vetëm merrë social.

Gazetarja: Në anën tjetër, pasuria të cilën e ka pasur?

Ish-rreshteri Gashi: Pasuria e tij është milionëshe, e cila vetëm gjatë hetimeve të integruara financiare rezulton mbi 1 milionë e 400 mijë që ka bërë biznes në Kosovë”.

Por, se çfarë ka ndodhur me këtë rast, nëse prokuroria është duke i zhvilluar hetimet, i ka pezulluar apo pushuar ato, nuk ka treguar prokurorja Habibe Salihu.

Mirëpo, Rexhaj në deklaratën dhënë për “Dosja” ka thënë se ka pranuar të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësisë për “Fajde” përkundër se mohon ta ketë kryer si vepër, për shkak të pasurisë, meqë atë kohë pasuria e tij ishte e sekuestruar gjatë hetimeve për pastrim parash.

Ndërsa më pas thotë se hetimet janë mbyllur në mungesë provash.

“Gazetarja: Po ju jeni i dënuar zotëri Aslan për fajde.

Rexhaj: Unë jom i dënum për fajde edhe mu ka dashtë, jom kanë i detyrum veç me mshel temën se e kom pas krejt pasurinë, krejt kuptom.

Rexhaj: Prokurorja ka hek dorë se s’ka pas bazë.

Gazetarja: Pra keni pranu aktvendim që është mbyll hetimi në mungesë të pronave?

Rexhaj: Po.

Mirëpo, ish-hetuesi, Kadri Gashi, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka prishur rastin pasi pretendon se nuk ka zhvilluar hetim të mirëfilltë për pastrim parash.

“Unë si hetues është mëkat se atë rast e ka prish Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dhe nuk ka zhvillu hetim për pastrim të parave dhe nuk ka marrë vendim për ato. Mirëpo i ka hek duke bërë marrëveshje, sepse ai e ka pranu dhe lirisht mund të them se është kriminel i fajdeve, i cili e ka pranu fajësinë e vet se e ka kry veprën penale të fajdes, për me mujt me i ik veprën e pastrimit të parave dhe pasurive që i ka përfitu në mënyrë të jashtëligjshme. Disa banesa diku 350 mijë euro që i ka marrë njëjtë përmes fajdes në Fushë Kosovë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dyshime për nxjerrje të paligjshme të dokumenteve zyrtare në Leposaviq, një person ndalohet për 48 orë

Dyshime për nxjerrje të paligjshme të dokumenteve zyrtare në Leposaviq, një person ndalohet për 48 orë

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Policia ndalon kamionin me shtatë krerë gjedhe në kufi me Serbinë, shoferi ikën

Policia ndalon kamionin me shtatë krerë gjedhe në kufi me Serbinë, shoferi ikën