Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA-ja

Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA-ja

Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA-ja

Gjykatat iraniane kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuara të paguajnë 290 miliardë dollarë (rreth 265 milionë euro) si dëmshpërblim, deklaroi të hënën një zyrtar i sistemit gjyqësor.

Sponsor 3M Express

“Kemi siguruar vendime nga gjykatat vendase, të cilat kanë caktuar një dëmshpërblim prej 290 miliardë dollarësh kundër amerikanëve”, tha Hassan Abdolianpour, kreu i qendrës për avokatët pranë sistemit gjyqësor, sipas televizionit shtetëror.

Sipas televizionit shtetëror, dëmshpërblimi lidhet me veprime të SHBA-së që datojnë dekada më parë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lufta në Lindjen e Mesme filloi më 28 shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndërmorën një valë sulmesh, gjatë të cilave u vra udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar raketa dhe dronë drejt vendeve të ndryshme në rajon, duke deklaruar se po shënjestronte bazat dhe asetet amerikane e izraelite në ato shtete.

Memorandumi i mirëkuptimit i Islamabadit, i nënshkruar në qershor midis SHBA-së dhe Iranit – i cili synonte të hapte rrugën drejt një marrëveshjeje paqeje – përfshinte një klauzolë sipas së cilës Uashingtoni dhe partnerët e tij rajonalë do të hartonin një plan me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë “për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik” të Iranit.

Për më tepër, Irani ka qenë prej dekadash nën sanksione të rënda nga Shtetet e Bashkuara, kryesisht për shkak të programit të tij bërthamor. /Telegrafi/

Lexo edhe

Po voziste në drejtim të kundërt në autostradë, policia zvicerane ia zbulon kokainën dhe paratë 24-vjeçarit shqiptar

Po voziste në drejtim të kundërt në autostradë, policia zvicerane ia zbulon kokainën dhe paratë 24-vjeçarit shqiptar

Golden Eagle prezanton Blueberry Edition

Golden Eagle prezanton Blueberry Edition

Mourinho: Mos i vendosni Realin dhe Barcelonën në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për gjyqtarët

Mourinho: Mos i vendosni Realin dhe Barcelonën në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për gjyqtarët