IQMT ndalon vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë, me origjinë nga Kina

IQMT ndalon vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë, me origjinë nga Kina

IQMT ndalon vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë, me origjinë nga Kina

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë ditëve të fundit ka realizuar një aksion të përbashkët inspektues në pikat doganore, me ç’rast ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150.000 lodrave për fëmijë, të gjitha me origjinë nga Kina.

Sponsor 3M Express

Kështu bëhet e ditur në një postim në IQMT-së.

“Ky aksion është realizuar në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me qëllim të forcimit të kontrollit dhe parandalimit të hyrjes në treg të produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë.

Gjatë kontrollit është konstatuar se lodrat e ndaluara nuk i plotësonin kërkesat themelore të përcaktuara me Rregulloren nr. 02/2017 për sigurinë e lodrave”, thuhet në njoftim.

IQMT rikujton se lodrat për fëmijë, që nuk përmbushin kërkesat dhe standardet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.

Tutje thuhet se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të vazhdojë aktivitetet e mbikëqyrjes dhe kontrollit të produkteve që vendosen në treg, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë së produkteve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

IQMT ndalon vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë, me origjinë nga Kina | Momenti