IPK kërkon suspendimin e Drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, dyshime për keqpërdorim në dhjetëra kontrata

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të Drejtorit të Prokurimit, ndaj të cilit po zhvillohet një hetim paraprak për dyshime për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe konflikt të interesit në proceset e prokurimit publik.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të IPK-së, dyshimet hetimore përfshijnë dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.

Hetuesit janë duke shqyrtuar vendimmarrjen, mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave, si dhe respektimin e kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës.

Për të garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e hetimit, IPK ka rekomanduar që zyrtari të suspendohet deri në përfundimin e hetimit penal.

Inspektorati ka bërë të ditur se hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimit, IPK ka theksuar se në këtë fazë nuk mund të ofrojë detaje të tjera lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë

Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë

SIGURIA e grave dhe vajzave? Ja sa e dënoi Apeli burrin që tentoi ta vriste bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur

SIGURIA e grave dhe vajzave? Ja sa e dënoi Apeli burrin që tentoi ta vriste bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur

Akademi përkujtimore 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit, kërkohet drejtësi

Akademi përkujtimore 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit, kërkohet drejtësi