Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e Alessandro Bastonit dhe është i gatshëm të nisë negociatat për rinovimin e kontratës me mbrojtësin italian, i cili së fundmi është lidhur me një transferim të mundshëm te Chelsea dhe Barcelona.

Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, pavarësisht zërave për interesimin e dy gjigantëve evropianë, aktualisht nuk ka negociata apo bisedime konkrete për transferimin e Bastonit te ndonjëri prej këtyre klubeve.
Klubi nga Milano e konsideron mbrojtësin një pjesë të rëndësishme të projektit të tij sportiv dhe synon ta mbajë atë edhe në vitet e ardhshme.
Për këtë arsye, drejtuesit e Interit janë të gatshëm të ulen në tavolinë me përfaqësuesit e futbollistit për të diskutuar kushtet e një marrëveshjeje të re.
Kontrata aktuale e Bastonit me Interin është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, ndërsa edhe vetë lojtari e ka qëndrimin në “San Siro” si prioritet për të ardhmen e tij.
Mbrojtësi 27-vjeçar ka zhvilluar 12 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke realizuar edhe një gol. /Telegrafi/





